Policia e Dibrës njofton se në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Sundimi i ligjit” ka arrestuar një 19-vjeçar. Në pranga ka rënë Denis Tërnova, pasi gjykata ka vendosur për të masën “arrest me burg” për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Tërnova dyshohet se ka dhunuar shefin e Policisë Bashkiake të Bulqizës në vitin 2023.

“Dibër/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.

I shpallur në kërkim për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kapet dhe arrestohet 19-vjeçari.

Në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim strukturat Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin D.T., 19 vjeç, banues në Bulqizë.

Gjykata e Shkallës së Parë Dibër,  ka vendosur ndaj 19-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”,  pasi në vitin 2023, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë kanë goditur me grushta shtetasin E.L.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: