Arrestohet në Itali Aleks Ndreka, i njohur si Leksi i Druve. Ai është arrestuar në aeroportin e Malpensas në Milano tre ditë më parë.
Ndreka ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza” dhe ishte në masën “arrest në burg” në mungesë.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Interpol Roma arrestoi Ndrekën më 7 qershor, me qëllim ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Sipas GJKKO-së, Ndreka akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup te strukturuar kriminal”.
Aleks Ndreka dyshohet se i jepte informacion Behar Bajrit për lëvizjet e Ibrahim Licit dhe Dorian Dulit.
(BalkanWeb)