Komisariati i Policisë Kukës, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, ka kapur dhe ndaluar shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Kukës.

I shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”,

pasi më datë 16.05.2024,  ka kanosur dhe goditur me grusht, për shkak të detyrës, mjekun D. R., 58 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb