Vetëm pak ditë na ndajnë nga 1-vjetori i vrasjes së ekstremistit grek, Kostandinos Kaçifas, në Bularat të Gjirokastrës, nga policia shqiptare, pasi hapi zjarr ndaj këtyre të fundit. Dhe përvjetori i parë i vdekjes së tij duket se do të shoqërohet me përplasje me ekstremistëve grekë, të cilët kanë njoftuar se do të organizojnë një ceremoni në përkujtim të Kaçifas, më 26 tetor.


Lajmi bëhet i ditur nga ekstremisti grek, Babis Karathanos, i cili është shpallur “non grata” nga shteti shqiptar. Ndonëse i është ndaluar të shkelë në territorin shqiptar, Karathanos provokon autoritetet shqiptare, teksa përmes një mesazhi në “Facebook” iu bën thirrje grekëve që të marrin pjesë në ceremoni, duke konfirmuar edhe pjesëmarrjen e tij.


“Ne të gjithë do të jemi të pranishëm për të nderuar heroin tonë! Bëj thirrje që anëtarët e sindikatës të marrin pjesë në ceremoninë e 1-vjetorit të Kostandinos Kaçifas, në Bularat. Pas pak ditësh, bëhet një vit nga dita kur Kostandini u ekzekutua me gjakftohtësi nga forcat speciale të policisë shqiptare, në kodrën e fshatit të tij, vetëm disa metra larg shtëpisë së tij, në Bularat, më 28 tetor.


Një vit më vonë, shteti shqiptar, vazhdimisht gjen justifikime për të mos përfunduar hetimet për vrasjen. I bëjmë thirrje çdo greku, që të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore, që do të mbahet më 26 tetor 2019, në qytetin e tij, në Bularat, në orën 09:00 (lokal). Ne jemi të pranishëm! Kostandin Kaçifas, i pavdekshëm!”, shkruan Karathanos në “facebook”.

Grekuu
Grekuu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb