Mat- Gjatë orëve të mbrëmjes të së enjtes në minierën e kromit gjatë punës është dëmtuar duke gjetur vdekjen e menjëherëshme shtetasi P. M, rreth 55 vjeç, banues në Burrel.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se në minierën e kromit në Cërujë-Klos, shtetasi i lartëpërmendur me detyrë zjarrmëtar, gjatë punës për vendosjen e minës për të hapur vendin, dyshohet se një minë ka shpërthyer menjëherë duke mos i lënë kohë të largohet, dhe për pasojë i ka shkaktuar vdekjen e menjëherëshme.

NJOFTIMI I POLICISË:
Klos

Informacion paraprak

Rreth orës 18.40, salla operative e policisë Mat, ka marrë njoftim se në minierën e kromit gjatë punës është dëmtuar duke gjetur vdekjen e menjëherëshme shtetasi P. M, rreth 55 vjeç, banues në Burrel.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se në minierën e kromit në Cërujë-Klos, shtetasi i lartëpërmendur me detyrë zjarrmëtar, gjatë punës për vendosjen e minës për të hapur vendin, dyshohet se një minë ka shpërthyer menjëherë duke mos i lënë kohë të largohet, dhe për pasojë i ka shkaktuar vdekjen e menjëherëshme.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me Prokurorin e Gatshëm të Prokurorisë Mat, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: