Një grua është shpëtuar pasi kaloi rreth dy ditë e gjysmë duke u kapur pas degëve të pemëve për t’i shpëtuar përmbytjeve në Gjermaninë jugore.
”32-vjeçarja më në fund u zbulua pasditen e së martës nga një dron kërkimi”, theksoi policia.
Ajo ishte zhdukur që nga nata e së shtunës në Silberwald, pyllin e përmbytur pranë qytetit bavarez të Neu-Ulm.
Gruaja thuhet se ishte e padëmtuar, por e dobësuar dhe u dërgua në spital për shkak të dehidratimit.
Ajo ishte duke ecur në pyll mbrëmjen e së shtunës kur niveli i ujit filloi të rritet.
”Rreth mesnatës ajo telefonoi qendrën e kontrollit të zjarrfikësve dhe brigadës së shpëtimit”, tha zëdhënësi i policisë Holger Stabik.
Zhdukjen e saj në polici e kishte denoncuar edhe një i njohur i zonjës.
Më pas gruaja nuk mund të kontaktohej më në telefon, pasi i kishte rënë bateria.
Gruaja ka arritur të shpëtojë veten duke u ngjitur në një pemë.