Kishte mundur t’i shpëtonte operacionit “Tunel” të policisë italiane, por arrestohet në përpjekje për tu larguar nga Italia.

Bëhet fjalë për 30-vjeçarin shqiptar Klaidi Kaca, i cili u ndalua nga policia në portin e Brindizit, në kohën që po imbarkohej në tragetin që do të nisej drejt Shqipërisë.

30-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga policia italiane, pas një operacioni kundër një grupi që merrej me trafikimin e kokainës dhe marjuanës nga Shqipëria.

Gjatë operacionit u arrestuan edhe dy shqiptarë të tjerë.

Kaca akuzohet për pjesëmarje në aktivitet kriminal e armëmbajtje pa leje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: