VLORE

Orest Zhupa i shpëtoi fatmirësisht eksplozivit të vendosur përpara zyres së tij të përkthimit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë. Bomba e lidhur me një celular gati për t’u shpërthyer në distance u zbulua nga pronari i objektit i cili lajmëroi në kohë Zhupën.

Në një intervistë për News24, Zhupa thotë se është e pakuptueshme vendosja e 200 gramë eksploziv përpara zyrës së tij pasi nuk ka patur asnjë konflikt apo kërcënim më parë. Në këto kushte, Orest Zhupa nuk i përjashton dyshimet për ngatërrim objektivi.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë përreth zonës dhe janë shoqëruar disa persona, kryesisht punonjës të zyrave pranë që mund të ndihmojnë per zbardhjen e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb