ANTARKTIDË

Pasi i shpëtoi majës më të lartë të Antarktidës, 16 vjeçarja Mrika Nikçi,  një nga shqiptaret e bllokura nga i ftohti ekstrem ka reaguar për herë të parë. Në faqen zyrtare të alpinistes nga Kosova,  teksa falenderon të gjithë për mbështetjen shkruan se pas 20 ditësh qëndrimi në Vilson Masiff, shumë shpejt ajo dhe gjithë ekipi i alpinistëve do të fluturojnë jashtë kontinentit të Antartikut.  Faqja “Mrika” krahas lajmit të mirë publikon edhe certifikatën e kompletimit të ekspeditës.

“Dhurata e fundvitit!

Për të gjithë ju që keni pritur me durim, duke treguar dashuri, kujdesje dhe mbështetje, ndihemi të kënaqur të ju njoftojmë se pas 20 ditësh qëndrimi në Vinson Masiff, Mrika dhe i gjith ekipi i alpinistëve i’a kanë dalur me sukses jashtë Kampit Bazë, dhe janë nisur drejt Union Glacier natën e djeshme, prej nga do të fluturojnë jashte kontinentit të ftohtë të Antarktikut drejtë Punta Arena Chile.

Dëshirojme të ndajmë me ju qertifikatën e kompletimit të ekspeditës të cilën ekipi po pret ta pranojë në Union Glacier gjatë ditës së sotme, por ndarja e lajmit te mirë me të gjithë ju është shumë më e rëndesishme për ne”, shkruan ajo.

Kujtojmës se dy kosovarët që kishin mbetur të bllokuar në majën më të lartë të Antarktidës, Arianit dhe Mrika Nikçi,  kanë arritur të dalin sot jashtë kampit bazë. Ata kishin mbetur të bllokuar nëntë ditë në një tendë në temperaturat deri në -40 gradë celcius në majën Vinson, 4892 metra e lartë, në motin e acartë dhe në të ftohtin ekstrem.

Lajmin për këtë e ka dhënë Shoqata e Bjeshkatarëve “Gjeravica”. Sipas njoftimit të kësaj shoqate, grupi i gjithë aplinistëve pas 20 ditësh qëndrimi në Vinson Masiff, ia kanë dalur me sukses jashtë Kampit Bazë, dhe janë nisur drejt Union Glacier natën e djeshme, prej nga do të fluturojnë jashte kontinentit të ftohtë të Antarktidës drejt Punta Arena Chile.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb