Ishte diagnostikuar me kancer kur ishte vetëm 5 vjeç e gjysmë, por dëshira e saj për të jetuar dhe zotësia e mjekëve arritën ta shpëtonin. Historia e vogëlushes Molly Hughes është e trishtë.

Pak pasi zbuloi praninë e neuroblastomave në fazën e katërt, vajza iu nënshtrua një terapie e cila zgjati thuajse 15 muaj me 5 cikle kimioterapia. Gjatë lajmit të shërimit “e përqafova fort dhe vetëm fort për të paktën 5 minuta”, është shprehur nëna e vajzës, Chelsea Hughes.

Familja e saj, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kentucky, pas shërimit e quan vajzën “Molly e forta” vetëm e vetëm për kokëfortësinë e ëmbël dhe të pandërgjeshme me të cilën përballoi sëmundjen.

Edhe pse ka humbur dëgjimin, Molly po kthehet të jetojë një jetë normale dhe të lumtur.

“Nuk qëndron për asnjë moment pa lëvizur, që në momentin që ngrihet deri sa kthehet në shtrat. Është thjesht e pakontrolluar dhe plot energji si gjithë fëmijët.”-tha nëna e saj,

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb