Një 19-vjeçar ka shpëtuar fatmirësisht nga përplasja e qëllimshme që iu bë në një fshat të Vlorës duke ngelur i plagosur ndërsa policia ka arrestuar shoferin e Firmës.

Paulo Durmishaj rrëfen gjithë ndodhinë se si u godit nga roja i një firme inertesh, ku prindërit e tij janë në konflikt prej vitesh, gjithashtu ka nisur hetimi për pronarin e firmës për “Kallëzim të rremë”.

“Ishte një benz i bardhë, ma bën me drita e me bori. Hap krahun, hap derën në atë moment ai i dha gaz dhe më goditi. Dola direkt nga makina se kisha frikë se na godiste përsëri e na hidhte në greminë. Ai quhet Ermal Ngucaj, unë e kam parë dhe njëherë tjetër. Nuk kam konflikt personal me atë, por kam me pronarin e atij. Ai punon tek gurorja e atij thjesht roje dhe them se mund ta ketë futur ai për të trembur, për të marrë jetën se di”, thotë Paulo.

Arlinda Durmishaj, e ëma e 19-vjeçarit tregon kalvarin disa vjeçar për këtë përplasje, e cila dy ditë më parë për pak sa nuk i mori jetën 19-vjeçarit.

“Vajta 4 vjet që po merrem me gjykata. Me gjykata sepse Ylli Salën e kemi pranuar si ortak për guroren, falsifikoi dokumentet dhe i hodhi çdo gjë në emër të tij. Deri sot kemi arritur me gjykata dhe me gjykata nuk kemi fituar asgjë. Gjykatat janë të korruptuara. Janë punëtorët e tij, e kanë bërë të për ta trembur që ne të largohemi e të ikim. Dua drejtësi nga gjykatat dhe një mbrojtje për fëmijën tim”, tha Durmishaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb