Në një lidhje telefonikë për News24, kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi u shpreh se ceremonia për përkujtimin e viktimave në radhët e nacionalistëve në luftën e Grehotit, është një eveniment i përvitshëm që kryhet në Gjirokastër në bashkëpunim me Partinë Demokratike. Roshi theksoi se ka qenë gjithnjë protagonist në ceremoni të tilla, dhe se Balli Kombëtar Demokrat i ka kthyer në vepër arti këto varreza.

“ Kam qenë protagonist që kur kam qenë studentë, që nga ajo kohë deri me sot nuk jam shkëputur. Nga 1992 e deri më sot. Ato varreza atje, kryesia e Ballit i ka kthyer në vepër arti. Jemi të nderuar që shkojmë dhe i respektojmë ata. Janë ndërtuar me kontributin e Ballit. Artur Roshi është në vazhdimësi të protagonzimit. Ne gjithmonë e kemi bërë në bashkëpunim këtë aktivitet, kemi kryer këto ceremoni. Ndërkohë sot zotëria merr fjalën e thotë që unë e inicoj nuk ka rëndësi. Për mua Balli e ka shënuar këtë aktivitetet bashkë me PD. Në cdo vend ka një njeri që mund të dalë i shtyrë nga emocione të ndryshme është për të ardhur keq që shoqëria shqiptare nuk është emancipuar. Gjithnjë ka pas një njeri që ka folur si ka dashur ai që foli sot nuk donte as PD e as Ballin, se me kë ishte nuk e di.” u shpreh Roshi për News24, ndërsa theksoi se edhe sot pas 76 vitesh historia ende nuk është zbardhur.

Ceremonia përkujtimore e luftës së Grehotit ku prehen eshtrat e disa prej krerëve nacionalistë të ekzekutuar gjatë Luftës së Dytë Botërore u shoqërua sot me konflikte në Gjirokastër.

\

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb