Donte të bënte realiteti ëndrrën amerikane, por falsifikimi i dokumenteve e ‘fundos’ duke përfunduar kështu pas hekurave.

Gjykata e Apelit ka caktuar sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Agron Selmanin, 41 vjec, i cili u arrestua sapo doli nga Ambasada Amerikane ku kishte dorëzuar një diplomë false, pasi i kishte dalë lotaria. Ndërkohë, avokati i tij Detar Hysi kerkoi nje mase me te lehte sigurie por nuk u pranua nga gjykata.

Selmani u vu në pranga nga forcat ‘Shqiponja’ menjëherë sapo Shërbimi Diplomatik i Sigurisë DSS zbuloi një tjetër rast falsifikimi e mashtrimi me vizat. Mes dokumentave që ai kishte dorëzuar në ambasadë përpara se të intervistohej, 41-vjeçari kishte depozituar edhe një të shkollës së mesme “Jordan Misja” në Shkodër, që ishte e flasifikuar.
(ed.me/BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: