Mundësi i natyralizuar si shqiptar Chermen Valiev shkëlqen në Kampionatin Europian që mbahet në Sllovaki, duke marrë medalje ari. Në peshën deri në 74kg, Valiev mposhti në finale rusin Sidakov, me rezultatin 4-2.

Përveç suksesit që i sjell vendit tonë, përfitimi do jetë i madh edhe në aspektin personal për sportistin. Valiev fiton 40 milionë lek në këtë rast, pa llogaritur këtu shumën që shpërndahet nga organizatorët e Europianit të Mundjes.

Pasi i dhuroi në Paris Shqipërisë medaljen e parë olimpike, mundësi i natyralizuar si shqiptar vjen tani në vendin tonë si kampion Europe.

Kujtojmë se në Bratislavë “buzëqeshi” edhe mundësi tjetër, Abakarov, që fitoi një medalje bronzi.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb