TIRANË- Pas deklaratës jo pak fyese të thënë nga Shpëtim Idrizi live në emisionin “Studio e Hapur” në News24 ndaj publicistit minoritar grek Orfea Beci, ka ardhur edhe sqarimi.

Megjithëse Idrizi u largua i indinjuar nga studioja, duke hequr demonstrative mikrofonin, gazetarja Eni Vasili sqaroi se kreu i PDIU-së u shpreh ashtu pasi publicisti Orfea Beci e ka gruan çame.
“Idrizi e sqaroi deklaratën e tij. Ai tha se deklaroi ashtu pasi ju zoti Beci e keni gruan çame”, u shpreh Vasili.

Nga ana tjetër Beci nuk e ka mohuar dhe as pohuar. “Gruaja ime është shqiptare. Kam pyetur jo vetëm gruan time por edhe shqiptarët e tjerë që asgjë që pengon integrimin nuk i përfaqëson. Besoj audienca u shtua dhe votat për partinë e tij.
Zërat që vijnë nga ekstremet nuk i përfaqësojnë shqiptarët, sidomos ata që vijnë nga zonat kufitare, për këtë jam i bindur”, deklaroi Beci.

Përplasja verbale mes tij dhe Idrizit nisi pasi publicisti e cilësoi çështjen çame ‘çështje mbjellje ullinjsh”, e për kreun e PDIU-së ky ishte provokim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: