Në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti, në News24, foli edhe motra e 40-vjeçarit, që u plagos nga i dashuri i gruas.

Motra e të plagosurit deklaroi se e ka parë Melisën dhe Klementin bashkë në një fast food përpara se të ndodhte ngjarja dhe se i ka thënë Klementit se nuk është burrë. Sipas saj, vëllai i saj Gledian Hoxhallari e vuajti shumë faktin që Melisa u largua nga shtëpia.

“Para se të ndodhte ngjarja , shkova tek një fast-food për të konsumuar diçka. Aty pashë Melisën bashkë me Klementin që ishin ulur tek një tavolinë. U afrova aty dhe iu drejtova asaj se si mundi t’ia bënte këtë gjë vëllait tim.

Edhe Klementin e ofendova duke i thënë që nuk ishte burrë. Unë nuk e kam qëlluar ish-bashkëshorten e vëllait tim me çantë dhe çdo gjë është gënjeshtër. Ajo u largua nga shtëpia , dhe vëllai im e  vuajti shumë këtë gjë”,  përfundoi motra e 40 vjeçarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: