Zbardhet dëshmia e babait që plagosi me thikë djalin e tij. Gazetarja Lorena Kodra ka zbardhur për “BalkanWeb” ngjarjen e rëndë në Maliq. Shpëtim Çuka ka deklaruar se shkak për konfliktin është bërë debati për të shkuar në shkollë. 15-vjeçari sipas të atit, luante me telefon dhe nuk donte të shkonte në shkollë.
“Me djalin u konfliktova se nuk donte të shkonte në shkollë, unë i thosha ik se vajti ora, ai rrinte në telefon. Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë. I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita”, ka thënë babai.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 minuta në fshatin Vreshtas. 15-vjeçari është plagosur në brinjë dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.