Një ngushëllim për familjarët e viktimave të tërmetit, ka ardhur edhe nga kryetari i Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu. I tronditur për ngjarjen e rëndë, që goditi vendin tonë, zoti Mediu shprehu keqardhjen për jetët e humbura dhe dëmet e mëdha materiale që kanë pësuar me dhjetra familje, por njëkohësisht nënvizoi se është momenti për të qenë të bashkuar në solidaritet, me ata që kanë nevojë.

“Të dashur miq!

Me dhimbje shpreh ngushëllimet për jetët e humbura nga termeti. Të gjithë sot si shqiptarë, jemi pranë familjeve të viktimave dhe I lutemi Zotit që t’i japë forcë e kurajo. Të gjithë bashkë për të përballuar këtë fatkeqësi dhe këto momente të vështira I lutemi Zotit të jetë me kaq!”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb