TIRANE– Pas ndryshimeve që iu propozuan për kontratën 3-vjeçare me klubin e kuq, Shpëtim Duro ka marrë vendimin e tij. Duke mos pranuar uljen e pagës, Duro ka vendosur të mos jetë më trajner i ekipit të Partizanit.

“Më është kërkuar që të bëhen ndryshime në kontratë. Tashmë, gjithçka është në dorën time. Shumë shpejt do të marr një vendim”, është shprehur Duro në intervistë të tij në “Panorama Sport”.

Me sa duket, Duro dhe ekipi i tij nuk kanë rënë dakord për kushtet financiare, ç’ka ka krijuar pakënaqësi, duke çuar më pas në vendimin për t’u larguar nga “Partizani”.

Vitin e kaluar Duro nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me ekipin e “Partizanit” për të përmbushur detyrën e trajnerit të kësaj skuadre.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb