Një politikan nga Rio de Janeiro e Brazilit u shfaq befasisht duke iu bashkuar një takimi online në internet, ndërsa ndodhej në tualet.

Sipas mediave të huaja, Cesar Maia, ish-kryetari i bashkisë së qytetit në Rio de Janeiro, ishte regjistruar për konferencën e tij me “Zoom” me anëtarë të tjerë të këshillit. Ai u bë pjesë e takimit virtual teksa ndodhej në një moment të papërshtatshëm.

Mirëpo, politikani e kuptoi shpejt gabimin e tij pasi pjesëmarrësit e tjerë të takimit vunë re një gjë të tillë.

Pamjet e ish-kryebashkiakut që i bashkohet takimit online teksa ndodhej në tualet janë bërë virale.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb