Nga: LORENC RABETA*

DURRES- Një seri e gjatë shkeljesh në regjistrimin e pasurive të paluajtshme të konstatuara nga KLSH ka sjellë si pasojë dërgimin për ndjekje nga prokuroria të ish regjistruesit dhe dy specialistëve të Hipotekës së Durrësit. Në një deklaratë për shtyp Kontrolli i Lartë i Shtetit bën me dije se shkeljet e tre nëpunësve nisin nga manipulimi i sipërfaqeve të tokave të dhëna në kundërshtim me ligjin, deri te njohja e aplikimit për pronësi të një personi të vdekur prej 14 vitesh.
“Mbi bazën e shkeljeve të mësipërme dhe të tjera, KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre, duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse, për ish-regjistruesin B.L të ZVRPP Durrës dhe për specialistët D.Q, me detyrë jurist dhe K.GJ me detyrë hartograf, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”, thekson KLSH në një deklaratë të djeshme për shtyp. SHKELJET Nga auditimi u konstatuan një sërë shkeljesh, të metash e mangësish, lidhur me zbatimin e procedurave ligjore në pranimin, përpunimin dhe administrimin e të dhënave për regjistrimin e pasurive të palu- Lorenc Rabeta ajtshme, duke sjellë për pasojë përfitime pasurore të pamerituara, veprime në kundërshtim me ligjin “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”.
“Në 282 raste në fshatin Shetaj, dhe Lalëz Komuna Ishëm, fshatin Shkallnur, Arapaj dhe Likmetaj, Komuna Rashbull, janë regjistruar 436064 m2 tokë e llojit “arë” më tepër, pasi sipërfaqet e regjistruara nuk janë sipas dokumentit ligjor AMTP, por sipas sipërfaqes faktike në terren”, thekson në njoftim KLSH. Po ashtu, në 9 raste në fshatin Shetaj, Komuna Ishëm, janë regjistruar 68.201 m2 kur familjet bujqësore përfituese me AMTP rezultojnë të kenë përfituar edhe më parë tokë bujqësore me AMTP, si dhe kur rezulton se përfituesit e tyre kanë qenë plotësuar më parë me tokë bujqësore sipas normës për frymë të gjendjes familjare 01.8.1991, pra kanë përfituar tokë më tepër. I VDEKURI Ndërkohë që rasti më flagrant është ai i pranimit të aplikimit për përfitimin e 6 mijë metrave katrorë arë të një personi të vdekur prej 14 vitesh. “Në 1 rast në fshatin Arapaj, Komuna Rrashbull, është regjistruar një tokë e llojit “arë”, me sipërfaqe 6000 m2, duke u pranuar aplikim nga një qytetar i cili rezulton i vdekur 14 vite para kryerjes së aplikimit; kur përfituesi i tokës sipas AMTP nuk ka të dokumentuar të ketë qenë pjesëtar i familjes bujqësore sipas gjendjes së 1 gushtit 1991 në fshatin Arapaj ku dhe është pajisur me tokë, por në fshatin Shënavlash; si dhe pasi brenda të njëjtës ditë është pranuar aplikimi, është përpunuar dokumentacioni dhe është lëshuar certifikata e pronësisë, kur përfituesi dhe bashkëshortja e tij rezultojnë të vdekur dhe marrësi aktual i certifikatës së pronësisë nuk vërteton se është trashëgimtar legjitim i pasurisë, pasi nuk disponon vendim gjyqësor apo noterial mbi çeljen e dëshmisë së trashëgimisë”, thekson KLSH.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: