LEZHË

Një 40-vjeçar ka djegur veten këtë të mërkurë me benzinë në Ishull Lezhë. Mësohet se Nikolin Gjolaj 40 vjeç, i ka vënë flakën vetes në banesën e tij dhe si pasojë e plagëve të marra  ka humbur jetën në spitalin rajonal të Lezhës.

 

Edhe pse u transportua me urgjencë në spital, 40-vjeçari nuk arriti të shpëtonte pasi shkalla e djegies ishte shumë e thellë. Policia dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: