E ashpër ka qenë gjuha e përdorur nga kryeministri Edi Rama më ish-kreun e PD, Sali Berisha. Në një videomesazh ku i është drejtuar shqiptarëve në lidhej me intervistën dhe reportazhin e publikuar nga RAI3, ai ka “thumbuar” ish-kryeministrin, i cili sipas tij bënte të “të fortin” në Shqipëri, por me të huajt “ulte kokën”.

Ata janë mishërimi i shpirtit të së keqes që po del nga jeta e Shqipërisë duke u çjerrë nga përpëlitjet e fundit”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit:

Unë e kam më shqiptarët e zakonshëm, mos i falni më. Braktisini përgjithnjë në vetminë e ujërave të zeza të politikës së tyre.
Pakica të mos i bashkohet shumicës nëse nuk do por mos të bashkohet me ata sepse nuk i duhen më as dreqit.

Ata janë mishërimi i shpirtit të së keqes që po del nga jeta e Shqipërisë duke u çjerrë nga përpëlitjet e fundit. Ky vend ka kryer punë me ata, ka kryer me atë shpirt të keq që e persekuton që prej vitit 1912.

…Kush e bën duhet të mësojë që koha kur kryeministri bënte të fortin këtu e të menderosurit në botë, ka ikur!”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: