Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë të Fierit për dy të akuzuarit për vjedhjen 100 milionë lekëve në banesën e biznesmenit Xhemal Kalemaj në Levan të Fierit.


Ka qenë kryesuesja e trupit gjykues në Apelin e Vlorës, Iliba Bezati, e cila ka relatuar vendimin për dy të rinjtë, të cilët pavarësisht kërkesës për pafajësi kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.


Dy të pandehurit kanë qenë të pranishëm në sallë kur është dhënë vendimi së bashku me avokatët e tyre. Të dy e kanë pranuar në heshtje vendimin ndërkohe që në sallë kanë qenë të pranishëm dhe çifti i biznesmenëve të prekur nga kjo ngjarje, Xhemal dhe Floresha Kalemaj.


Ngjarja
Mëngjesin e 29 Majit 2017,dyshohet se Renaldo Latifi dhe Xhuliano Muça vjedhin mbi 100 milionë lekë (të vjetra) në biznesin e familjes Kalemaj, në Levan të Fierit. Prokuroria dhe Gjykata e Fierit identifikoi si autorë dy të rinjtë Latifi dhe Muça.

Dy të pandehurit u arrestuan në Shtator 2017 dhe, rreth dy vjet pas ngjarjes, konkretisht, gjykata i dënon respektivisht Renaldo Latifin me 9 vjet burgim (6 vjet burgim me gjykim të shkurtuar) dhe Xhuliano Muçan me 8 vite (5 vjet e 4 muaj burgim me gjykim të shkurtuar) Të pandehurin e ankimuan vendimin në Gjykatën e Apelit të Vlorës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb