VLORE- Policia e Vlorës arreston në flagrancë 1 student dhe shpall në kërkim një tjetër për kryerjen e një vjedhjeje në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

I arrestuari është shtetasi H.T. 18 vjeç, banues në Lushnje, ndërsa u shpall në kërkim R.R. 18 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i shtetasit: H.T. u krye nga Shërbimet e Policisë në ambientet e Konviktit të Universitetit “Ismail Qemali”, gjithashtu shpallja në kërkim e shtetasit: R.R u bë pasi: Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një nga dhomat e konviktit (të djemve), kanë vjedhur 2 aparatë celularë, në pronësi të shokut të tyre, shtetasit: E.K. 22 vjeç, banues në Tropojë.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre 2 shtetasve për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: