LEZHË- Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim një 31-vjeçar, pasi akuzohet se i ka vjedhur një italiani 3 automjete që kapin vlerën prej 86 mijë eurosh. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, pohojnë se ka nisur procedimi penal dhe u bë shpallja në kërkim e Pllumb Marinaj, banues në fshatin Shënkoll, pasi në vitin 2013, me anë të mashtrimit, i ka vjedhur tre automjete shtetasit italian L.Q., banues në Itali,

Bëhet fjalë për një autoveturë të markës “Audi A6”; një “Audi A4” dhe një “Wolkswagen Tuareg”, të cilat ua ka shitur shtetasve të tjerë, duke mos i kthyer shumën që kishin rënë dakord, pronarit të mjeteve. Materialet hetimore në ngarkim të 31-vjeçarit i janë referuar organit të akuzës për veprën penale të “Mashtrimit”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb