LEZHE- I vodhi varësen e floririt në qafë duke ia tërhequr me force një gruaje, pranga 17-vjeçarit.

Burime nga policia e Lezhës bënë me dije se L.B. 17 vjeç, banues në Ishull të Shëngjinit dje pasi vodhi varësen u largua me shpejtësi. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat policore që kanë bërë të mundur identifikimin, gjetjen dhe arrestimin në flagrancë autorit të dyshuar të kësaj vepre.

Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: