The Washington Post shkruan se të paktën pesë persona u vranë gjatë protestave në rrugë mbi një propozim të ri për taksën të martën në kryeqytetin e Kenias, pasi policia qëlloi me municion të vërtetë mbi protestuesit e paarmatosur, pasi mijëra njerëz hynë në Parlamentin e Kenias dhe i vunë flakën një pjese të tij, sipas grupeve të të drejtave të njeriut.

Në një postim në platformën e mediave sociale X, Amnesty Kenya tha se 31 persona u plagosën, përfshirë 13 të goditur nga plumba të vërtetë dhe se 11 pësuan lëndime të lehta. Pesë personat e vrarë po trajtonin të plagosurit, tha grupi.

Protestat kishin në shënjestër presidentin e Kenias, Uilliam Ruto, i cili, pavarësisht se u lavdërua në Uashington gjatë një darke të fundit shtetërore të organizuar nga Biden, është bërë thellësisht jopopullor në vend për rritjen e taksave që kanë tërbuar klasën e mesme. Partia e tij në pushtet miratoi një projekt-ligj të ri tatimor të martën ndërsa protestat u rritën.

Në orën 3 pasdite ndodhi gjithçka. Të martën, një turmë protestuesish shkelën ndërtesat e Parlamentit në qendër të qytetit të Nairobit pasi hynë në kompleksin e fortifikuar. Nga Parlamenti i Kenias u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe disa njerëz u raportuan të vdekur në mediat sociale. Uashington Post nuk mund të konfirmojë një numër të viktimave. Në rrugë, policia rrahu dhe hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Legjislacioni, i quajtur Projektligji i Financave 2024, u prezantua në Parlamentin e Kenias për debat në maj. Ai bën thirrje për rritje të të ardhurave të tatueshme, akcizave dhe taksave mbi vlerën e shtuar dhe fut kategori të reja të taksave mbi të ardhurat në ligjet e financave të vendit.

Legjislacioni u debatua për herë të parë në Parlamentin e Kenias javën e kaluar. Ai kaloi në fazën e fundit të debatit të martën pasi 195 ligjvënës, kryesisht nga partia në pushtet e presidentit, votuan për të. Kundër votuan 106 anëtarë, kryesisht nga partitë opozitare të pakicës./The Washington Post/

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: