SHKODËR

Policia e Shkodrës ka zbardhur dy ngjarje të rënda dhe ka identifikuar autorin e tyre, një 35-vjeçar. Teksa është shpallur në kërkim autori Benard Pllumbaj, policia ka arrestuar motrën e tij si bashkëpunëtore.

Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 10 nëntor, në banesën e shtetasit A. Fierza, ku u vu një sasi lënde plasëse.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, dokumentohet me prova ligjore autorësia e 2 rasteve të venies së lëndës plasëse, në biznesin agjenci funerale dhe në banesën e shtetasit A. Fierza

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, 1 radio si e Policisë, laptop, 1 DVR, 11 celularë dhe 0.5 kg lëndë narkotike kanabis.

Si rezultat i një pune intensive hetimore, të kryer me metoda speciale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i dy rasteve të vënies së lëndës plasëse në biznesin dhe në banesën e shtetasit A. Fierza. Bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit proaktiv, rezultoi se autori i dyshuar edhe për rastin e dytë të vënies së lëndës plasëse, është shtetasi Benard Pllumbaj, 35 vjeç.

Në vijim të hetimeve rezultoi se ky shtetas ka bashkëpunuar me motrën e tij, shtetasen Lumturie Pllumbaj,(Rakaj) për marrjen e një shume parash nga shtetasi A. Fierza, me të cilin kishte konflikt pronësie për angjencinë funerale.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi i shtetases Lumturie Pëllumbaj (Rakaj), 38 vjeçe, banuese në Shkodër. Gjatë kontrollit në subjektin që administronte (parukeri), shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 0.5 kg lëndë narkotike kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Bernard Pllumbaj, me precedent të mëparshëm për armëmbajtje pa leje, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura dhe kanë sekuestruar: 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 1 radio dore si e Policisë, 1 laptop, 1DVR dhe 11 celularë. Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për shtetasin Benard Pllumaj, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe ”Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, si dhe për shtetasen Lumturie Pllumbaj, (Rakaj) , për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe ”Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: