Ngjarja e rëndë, ku Bledar Trëndafili dogji me benzinë Melisa Trëndafilin, tronditi opinionin publik. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Me zemër të hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti në News24 vëllai i gruas që u dogj nga bashkëshorti dha detaje nga jeta familjare e saj dhe bashkëshortore.

Ai zbuloi detaje nga martesa e çiftit Trëndafili dhe vendimi i së motrës për t’u ndarë.
Ai u shpreh se vendimi për t’u ndarë erdhi kur Bledar Trëndafili e braktisi të shoqen në Tiranë, me dy fëmijë të mitur dhe nuk i hapte as telefonin.

“Kishin gati një vit të ndarë. Ai thjesht e ka braktisur dhe ka ikur. Ai e ka lënë në Tiranë, është zhdukur pa i hapur telefonin, duke e lënë me dy fëmijë, me borxhe, pa 1 mijë lekë për të marrë një copë bukë për fëmijët. Kam qenë unë që e kam ndihmuar, mamaja, kemi marrë sendet nga këtu dhe e kemi dërguar në shtëpi. Kemi mbyllur gjërat e tij, ai e ka bërë edhe herë të tjera. Ky vendim nuk u prit mirë nga i shoqi i cili e kërcënonte çdo ditë dhe i thoshte se “nuk ke ku shkon, s’ta jap divorcin”, tha vëllai i gruas.

“Motra vendosi që të ndahej i thoshte ‘më lër rehat të vazhdoj jetën me fëmijët’. Ai vazhdonte ne telefonatat që ‘ti nuk ke ku shkon, unë nuk largohem nga ty, s’të jap divorcin’. Çdo ditë duke e kërcënuar, gjente mundësinë ta telefononte gjithë kohës. Motra kishte marrë avokatin për t’u divorcuar, por ai nuk pranonte të vinte”, u shpreh i vëllai. Ai ka treguar se Bledari donte të hynte në spital të vriste të ëmën e Melisës.
Ndërkohë që vetë nëna e Melises ka dhënë detaje pas arrestimit të tij ditën e djeshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb