Policia e Kurbinit ka arrestuar një 36-vjeçar, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një mobilerie në fshatin Gjormë. Në pranga ka rënë shtetasi Rogest Mera. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
“I vuri zjarrin një mobilierie në fshatin Gjormë, për motive të dobëta, identifikohet dhe arrestohet 36-vjeçari.
Sekuestrohen pjesë veshjesh të djegura, që dyshohet se i ka mbajtur autori, gjatë ngjarjes, dhe celulari i tij.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Kurbin, për djegien e mobilierisë në pronësi të shtetasit A. Sh., 52 vjeç, në fshatin Gjormë, më datë 31.12.2024, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi:
R.M., 36 vjeç, banues në fshatin Gjormë, i dënuar më parë për dhunë në familje.
Nga zjarri në mobilieri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, njofton policia.
(BalkanWeb)