Një 64-vjeçar nga Maliqi është vënë në prangat e policisë për zjarrvënie të qëllimshme në një tokë bujqësore në fshatin Sheqeras, pasi rrezikoi edhe një biznes aty afër.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se Xhuma Halim i ka vënë zjarrin një toke të mbjellë me drufrutorë duke djegur disa prej tyre. Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses që ka bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve. Ndaj tij rëndon akuza e shkatërrimit të pronës me zjarr.

Policia iu bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në një kohë kur situata me zjarret në vend është alarmante.

F9801520 D84d 4720 B4d7 D715ce152a51
F9801520 D84d 4720 B4d7 D715ce152a51
63977e73 C5bf 408a A5b4 1c617d369350
63977e73 C5bf 408a A5b4 1c617d369350

F9ff39a9 0168 48ba 8326 3b6c03435cc4
F9ff39a9 0168 48ba 8326 3b6c03435cc4

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb