Mediat britanike zbuluan dje formacionin me të cilin Anglia do të zbresë në fushë në sfidën e dytë të Botërorit kundër Panamasë. Ata duke përdoruar opsionin e afrimit të kameras zbardhën shënimet në letrën që ndihmësi i Garreth Southgate mbante ne duar gjatë stërvitjes.

formacionnn

I pyetur sot për formacionin, Southgate ka kritikuar mediat e vendit të tij për marifetin që përdorën dje. Konkretisht ai u ka thënë:

“Natyrisht në çfarëdo lloj kohe, nëse do t’i jepnim mundësinë kundërshtarit që të kishte në dorë formacionin tonë përpara kohe, këtu jemi ne ata që humbim shumë. Tashmë mediat tona duhet të vendosin nëse duan të na ndihmojnë ose jo.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb