Dy të rinj nga Gramshi janë vënë në prangat e policisë, pasi i kanë zënë pritë një punonjësi policie, që i kishte shoqëruar mbrëmjen e kaluar në komisariat.


Uniformat blu kanë arrestuar shtetasit E. SH., 25 vjeç, dhe K. B., 24 vjeç, të cilët jo vetëm i kanë bërë pritë efektivit, por edhe kanë tentuar ta godasin për shkak të detyrës.


Njoftimi i policisë:
Gramsh
I zë pritë punonjësit të policisë që e kishte shoqëruar në Komisariat një natë më parë, por vihet në pranga bashkë me shokun e tij. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: E.Sh., 25 vjeç, dhe K.B., 24 vjeç, tê dy banues në Gramsh.


25 vjeçari ishte shoqëruar një natë më parë në ambientet e Komisariatit të Policisë pasi ishte konfliktuar me disa të tjetër gjatë një feste të organizuar nga Bashkia Gramsh dhe në përfundim të veprimeve është lënë i lirë. Ky shtetas në bashkëpunim me 24 vjeçarin gjatë ditës së sotme i kanë zënë pritë punonjësit të policisë që e kishte shoqëruar në Komisariat dhe kanë tentuar ta godasin për shkak të detyrës.

Në ndihmë të punonjësit të policisë ka shkuar Patrulla e Përgjithshme duke bërë shoqërimin dhe më pas arrestimin e tyre për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë. Si dhe për veprën penale ” Prishja e qetësisë publike” për shtetasin E.Sh. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Etiketa: