Sulmuesi shqiptar i Hamburgut, Emir Sahiti ishte protagonist në miqësoren ndaj rumunëve të FCSB, duke shënuar një gol. Trajneri i skuadrës gjermane, Merlin Polzin, në konferencë për shtyp, pati vetëm fjalë të mira për Sahitin.

“Emir luan si sulmues i djathtë, por mund të aktivizohet edhe në krahun e kundërt. Ai është i palodhshëm dhe në situatat një kundër një na jep superioritet numerik”- tha tekniku.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb