Presidenti Volodymyr Zelensky u shpreh zhgenjyer nga telefonata e kancelarit gjerman Olaf Scholz me presidentin Rus Vladimir Putin të premten. Sipas Zelenskit kjo telefonate hapi kutine e pandores që minoi përpjekjet për të izoluar Vladimir Putinin dhe për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë me një “paqe të drejtë”.

“Telefonata e Olaf, për mendimin tim, është kuti e Pandorës. Tani mund të ketë edhe telefonata te tjera. kjo është pikërisht ajo që Putini ka dashur prej kohësh. Eshtë jashtëzakonisht e rëndësishme për të që të dobësojë izolimin e tij dhe të zhvillojë negociata të zakonshme që nuk do të përfundojnë me asgjë”.

Zelenskiy tha se Moska kishte përdorur vazhdimisht negociatat për të çuar përpara interesat e saj në kurriz të Ukrainës.
“Kjo i dha Rusisë mundësinë që të mos ndryshojë asgjë në politikën e saj, të mos bëjë asgjë në thelb dhe kjo është pikërisht ajo që çoi në këtë luftë”,

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se Olaf Scholz i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin të fillonte bisedimet me Kievin që do të hapte rrugën për një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, ndërsa liderët mbajtën telefonatën e tyre të parë që nga dhjetori 2022, ndërsa lufta në Ukrainë po vazhdon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb