Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij përpara bashkëatdhetarëve në Selanik, u ka bërë atyre thirrje që të angazhohen për ndryshimin në zgjedhjet e 11 majit.

Kryedemorkati nuk ka lënë pa përmendur edhe opozitarin e njohur Ilir Vrenozi, i cili ishte pjesë e takimit të zhvilluar në Korçë nga PD, ku edhe mbajti një fjalim me një gjuhë jo edhe aq etike.

Megjithatë, Berisha ka vlerësuar figurën e Vrenozit duke u shprehur se “i theu hundët” kryeministrit Rama.

“Shkon në Korçë, dhe përdor Peleshin e tij. Mendon, se tani e gjeta. Në Korçë, arrita të blej dhe Ilir Vrenozin.
Ilir, ti u bëre star-i i kësaj fushate se ëprfaqësove shqiptarin e vërtetë. Përfaqësove njeriun e thjeshtë.
Tregove se, karakteri, nderi dhe integriteti janë kryesore për çdo njeri dhe ia theve hundët në Korçë dhe në Shqipëri.
Të falënderoj shumë në emër të të gjithë ketyre emigrantëve.
Ndaj dhe, të bashkohemi.
I bëj thirrje, çdo qytetari që është regjistruar për të votuar. Asnjë votë Edi Ramës, asnjë votë për ata të cilët po zbrazin Shqipërinë, po mjerojnë Shqipërinë, po ndajnë pasuritë e saj.
Çdo votë për ndryshimin. Çdo votë për Shqipërinë Madhështore.
Është radha jonë! Është radha jonë!
Fitore, fitore, fitore!
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria, rroftë Greqia!
Zoti i bekoftë kombet tona!
Fitore, fitore, fitore!”, ka përfunduar fjalimin e tij Berisha.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb