Sulmuesi i PSG-së, Zlatan Ibrahimoviç beson se Barcelona do e fitojë Ligën e Kampionëve, pasi katalanasit eliminuan PSG-në në çerekfinalen e garës.
“Duhet të jemi real, Barcelona ishte thjeshtë më e mirë se ne”, deklaroi fillimisht suedezi për gazetarët në Spanjë. Më tej ai shtoi se: “Barca ishte skuadra më e mirë dhe meritoi fitoren. Për PSG-në, nuk është e mundur që të fitohet Liga e Kampionëve në periudhë afatshkurtër”, shtoi ai. “Ata me gjasë tani do vazhdojnë tutje dhe do e fitojnë Ligën e Kampionëve”, tha mes tjerash ai.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: