Zlatan Ibrahimovic do të kthehet në Itali. Kjo është pak por e sigurt, ndërsa për t’u mësuar mbetet skuadra për të cilën do të luajë sulmuesi suedez, duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm. Ibra ka menduar vetë të konfirmojë transferimin në Serie A në intervistën e dhënë në revistën “GQ”, teksa ka dhënë edhe disa indicie që zbulojnë se çfarë ngjyrash do të mbajë veshur kur të kthehet në fushën e lojës.

Ibra
Ibra

“Mbërrij shpejt në Itali. Do të shkoj në një skuadër që duhet të fitojë sërish, duhe të rinovojë historinë e saj dhe që kërkon një sfidë kundër të gjithëve. Vetëm në këtë mënyrë do të gjej stimujt për të surprizuar sërish”, ka bërë të ditur Ibrahimovic. Megjithëse nuk e ka zbuluar skuadër e re, detajet e treguara nga vetë sulmuesi të çojnë te Milan. Klubi kuqezi nuk e ka fshehur interesimin për Zlatan, ndërsa menjëherë pasi futbollisti përfundoi kontratën me Los Angeles Galaxy ka nisur punën për të marrë edhe një herë shërbimet e tij. Por në Serie A janë edhe dy skuadra të tjera që kërkojnë sulmuesin suedez, Napoli dhe Bologna.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb