Shpërthimi i Fonseca-s pas sfidës kundër Zvezda-s ka trazuar jo pak ambientin në shtëpinë e Milanit, por fakt është se klubi është në krah të trajnerit. Ibrahimovic ishte në Milanello një ditë më parë ku u takua me trajnerin dhe me lojtarët.
Nuk kishte një takim kokë më kokë, por një mbledhje e përgjithshme për të konfirmuar mbështetjen ndaj trajnerit.
La Gazzetta dello Sport shkruan se Fonseca nuk preket, ka besim total të drejtuesve, madje Ibra i ka dhënë të drejtë edhe në çështjen Theo Hernandez, me francezin që është ulur në stol, ndërsa nuk parashikohet që në fund të sezonit të shitet për t’i dhënë më shumë hapësira lojtarëve të rinj si Camarda.
(BalkanWeb)