Psg ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, por Zllatan Ibrahimovic vazhdon i pa shqetësuar pushimet e tij. Ibra pritet të rikthehet të mërkurën më 15 korrik, por në të njëjtën kohë por përpiqet të kuptojë se ku do vazhdojë të ardhmen e tij. Milan nuk heq dorë nga ana tjetër për ta rikthyer Ibrën kuqezi.

Edhe pse Milani ka qenë aktiv në këtë merkato duke transferuar lojtarë si Bertolacci, Bacca, Luiz Adriano dhe Jose Mari, Ibrahimovic është emri i vetëm që ngroh zemrën e Berlusconit dhe tifozëve kuqezi. Adriano Galliani pritet të “luftojë” deri në sekondat e fundit të merkatos për të bërë këtë ëndërr realitet.
(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb