Në muajin mars ai pësoi një dëmtim në ligamentin e gjurit që për këdo futbollist mund t’i rrezikonte karrierën, por kështu nuk mund të thuash për Ibrahimovic. Edhe pse ishte në një moshë ku 99% do t’i varnin këpucët në gozhdë ai nuk u tërhoq. Nga ekzaminimet e para u mësua se duheshin të paktën 8 muaj për t’a parë Zlatan-in sërish në fushën e gjelbër, por falë kurajës dhe shpirtit luftarak që ka 35-vjeçari etapat e rikuperimit janë “djegur”.

Ibra shumë shpejt mund ta shohim përsëri në aksion. Mediat angleze raportuan se suedezi në muajin tetor do të rikthehet për t’i shtuar klasin e tij “Premier League”. Gjithsesi rreth të ardhmes së tij deri më sot ka patur shumë enigma pasi ishte vetë futbollisti që nuk rinovonte pasi nuk mund t’a pranonte rrogën nga “djajtë” në një kohë që nuk mund t’ju shërbente.

Which knee? @azsportswear #azbyzlatan

A post shared by IAmZlatan (@iamzlatanibrahimovic) on


Me kalimin e kësaj gjendje sot Manchester United ka konfirmnuar se ka arritur marrëveshjen për zgjatjen e kontratës me Zlatan. Ibrahimovic ka rinovuar me një vit me United dhe në tetor do të përbëjë një dyshe shumë të frikshme në majën e sulmit së bashku me Romalu Lukakun.


Nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim dhe pak kohë për të parë spektaklin që me shumë mundësi do të dhurojë kjo dyshe në “Premier League”, por ndërkohë ekipet e tjera duhet të mendojnë të marrin së më parë masat.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb