Një Psg heroik eliminoi Chelsea dhe fluturoi në këtë mënyrë në çerekfinale. Për Ibrahimovic kjo ishte një tjetër mbrëmje e gjitha për tu harruar në historinë e tij në Champions. Një karton i kuq bëri që mallkimi të vazhdojë për gjigandin suedez, praktikisht asnjëherë Ibra nuk ka qenë përcaktues në fazën me eliminim. Pavarësisht fanellës që vesh Evropa mbetet një tabu për Ibrën. Në Champions Ibra merr pjesë që në 2002 por kurrë nuk ka arritur të jetë pjesë e një finaleje. Maksimumi që Ibra ka arritur është një gjysmëfinale. E çuditshme është se në fazën e grupeve Ibra bën liderin, shënon, tërheq skuadrën, por kurë loja bëhet serioze Ibra zhduket. Më pak gola, kartona dhe paraqitje jashtë standardit të tij. “Gjysmë kampion”, është termi më i përshtatshëm që mund të përdoret për të përshkruar sulmuesin suedez, pasi në kampionate: Serie A, La Liga dhe Lige 1, Ibra ka fituar gjithçka ndërsa në Evropë vijon të jetë një hije gjigande.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: