Ish-futbollisti i Kombëtares së Suedisë, Zlatan Ibrahimoviç di më së miri të marrë vëmendjen e mediave edhe kur nuk është në fushën e lojës.

Fjalët dhe deklaratat e suedezit kanë karakter thumbues, por që rrinë mirë të koordinuara bashkë me ironintë dhe “sulmet” .

Futbollisti që luan në kampionatin amerikan me skuadrën e Los Anxhelos Galaksi, në një intervistë të fundit ka folur për Kristiano Ronaldon, por si gjithmonë nuk ka kursyer edhe thumbat, që me sa duket i ka me “shumicë”.

Ai është shprehur se lojtari i kombëtares së Portugalisë ndërmerr sfida që nuk janë pozitive, ndërsa shton se ai duhet të shkojë të luajë në një kategori të dytë, pasi të luash për Juventusin shtoi ai nuk është një sfidë.

“Meqë do sfida, përse nuk shkon në një ekip të kategorisë së dytë, të bëhesh kampion dhe ta ngjisësh në kategorinë e parë. Ato që thotë ai janë gjepura, të shkosh tek Juventus nuk është sfidë”, shprehet ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb