Sa herë që përmendet emri i Zlatan Ibrahimoviç e sigurtë është se asgjë nuk është e pamundur. Këtë verë ylli suedez braktisi Parisin për t’u bashkuar me Manchester United në “Premier Ligë”, duke u bërë shpejt një lojtar kyç i këtij ekipi. Aq shumë bindi Ibra, sa në muajin e 3-të të aventurës së tij te re, ekipi anglez i ofroi zgjatjen e kontratës edhe me një vit, duke krijuar përshtypjen se kjo do të ishte lëvizja e fundit përsa i përket futbollit të luajtur nga ana e sulmuesit.

Për momentin pozicioni i 35-së vjeçarit tek Manchesteri vijon të mbete i palëkundur, por pas deklaratave të agjentit të tij, janë hapur edhe një herë të gjithë letrat përsa i përket një lëvizje të mundshme të lojatrit në merkato.

Bëhet fjalë për Seria A, aty ku Ibrahimoviç ka lënë shenjë me 3 nga ekipet më të mira të këtij kampionati, Milan, Inter dhe Juvuntus. Po ky rikthim i mundshëm nuk ka të bëjë fare me këto ekipe, pasi dëshira e vetë lojtarit siç thotë agjenti i tij Mino Raiola është Napoli, raporton “the sun”. Suedezi ka mbetur i mahnitur nga pasioni i tifozëve për të mbështetur skuadrën e zemrës dhe dëshira e tij mbetet që një ditë të veshë fanellën e kaltër.
nintchdbpict0002879389811
Mino Raiola, agjenti Ibras: “Ai ka qenë gjithnjë i dashuruar me Napolin dhe pasionin e napolitanëve. Këtë e kam thënë gjithnjë hapur, sepse ai është rritur në një familje të ngjashme me napolitanët, ashtu si edhe me mua”, – u shpreh Raiola në “Radio CRC”. “Ai e di se ç’do të thotë dashuria e napolitanëve dhe ky pasion e ka tërhequr gjithnjë. E di se presidenti Aurelio De Laurentiis e do dhe me Zlatanin nuk i dihet kurrë”, – shtoi Raiola, i cili nuk përjashtoi mundësinë që edhe Mario Balotelli, një tjetër klient i tij, të veshë fanellën e kaltër.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb