Pep Guardiola është kthyer në një ‘çështje’ tek Bayern Munchen. Rinovimi apo jo i kontratës me rekordmenët duhet të marrë fund brenda 19 dhjetorit, paralajmërim vjen nga presidenti Rummenigge: “Futbollistët shkojnë dhe vinë, po ashtu edhe trajnerët. Si do të jetë, pas ndeshjes kundër Hannover më 19 dhjetor do marrin një vendim, askush nuk është i pazëvendësueshëm”, theksoi Rummenigge.

Në një koment rreth Guardiolës është ndalur edhe Zlatan Ibrahimovic: “Si trajner është fantastik, ndërsa si njeri nuk mund të them të njëjtën gjë. Ai nuk është burrë, nuk kam ç’të shtoj tjetër”, u shpreh Ibra në një intervistë për CNN.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb