Zlatan Ibrahimoviç, gjithashtu, u bashkua me lavdërimin e tij për golin e mrekullueshëm të Cristiano Ronaldos kundër Juventusit, i cili është duke bërë xhiron e botës. Suedezi, me ironi të zakonshme, deklaroi për ESPN pas ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve se “goli ishte i mirë, por ai duhet të përpiqet të shënojë nga 40 metra”.

Ibra, tani në radhët e LA Galaxy, shënoi nga kjo distancë në debutimin e tij të fundit në Amerikë me një parabël mbi portierin, por, gjithashtu, ishte në gjendje të shënonte një gol të ngjashëm me atë të Ronaldos nga një largësi pothuajse prej 25 metrash gjatë një miqësoreje me Suedinë, në nëntor 2012, kundër Anglisë.

Ish-sulmuesi i Manchester United është një zë autoritar në aspektin e golave. Ai ka realizuar disa nga golat më të bukur në histori, ku tani bën pjesë edhe CR7.

Klikoni butonin “send to messenger” për të lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: