https://www.youtube.com/watch?v=jyQr1ZH8rIw
“Mbi të gjitha dua të theksoj që shpërthimi im nuk kishte të bënte me francezët, isha i mërzitur në ato momente. Nëse dikush është ndjerë i ofenduar i kërkoj falje. Nuk kam probleme ta bëj diçka të tillë, jam një njeri i nderit dhe kërkoj falje sërish. Mendoj se francezët që e kanë parë videon janë mjaftueshëm të zgjuar për të kuptuar situatën. Jam pritur mirë këtu, vijon më tej Ibra, jam i lumtur në Paris, i respektoj njerëzit dhe njerëzit me respektojnë. Kam kaluar ditë të lumtura këtu dhe do vazhdoj të kaloj. Nuk kam asnjë pishman dhe askush nuk do më ndryshojë mendim. Kështu që mos i keqinterpretoni fjalët e mia, flasim për futboll”. Ky ishte reagimi i Ibrahimovic pas video të publikuar e cila bëri xhiron e botës, një reagim i ashpër i sulmuesit suedez që nuk u prit mirë në Francë, përkundrazi reagimi është aq i madh sa Ibra mund ti japi fund karrierës së tij në Paris në përfundim të sezonit. Pritet që sulmuesi i Psg të dënohet nga drejtuesit e futbollit francez me të paktën 4 ndeshje pezullim.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: