E ardhmja e Interit nis me Antonio Conten në stol. Italiani ka firmosur të mërkurën një kontratë 3-vjeçare nga ku do të përfitoi 9 milion euro neto në sezon plus bonuset. Projekti i ri i klubit ziklatër fillon me një largim të bujshëm, në formacionin e Contes nuk ka vend për Mauro Icardin. Ky vendim i Contes nuk ka të bëjë as me përshtatjen taktike, se me cilësitë e lojtarit por me anën morale.

Icardi
Icardi

Interi i tij duhet të jetë ndryshe, grupi mbi të gjitha, një skuadër që duhet të ketë uri, dëshirë për të fituar. Nuk do të ketë poza sexy në rrjetet sociale, nuk do të ketë zëra kundër shoqërisë, Inter qëndron mbi gjithçka, me këto kushte të vendosura nga Conte për argjentinasin aq që bëhej fjalë të kishte vend.

Wanda Nara Mauro Icardi Inter 2018 19 69l7u8q0tmni1nlwu142kpd6g
Wanda Nara Mauro Icardi Inter 2018 19 69l7u8q0tmni1nlwu142kpd6g

Detyra e parë e Marottës është të sistemoj Icardin, ish kapiteni ka një kontratë deri në vitin 2021 dhe një klauzolë largimi prej 110 milion euro, por në këto kushte, zikaltërit do të ishin të kënaqur edhe me 70-80 milion euro. Atletico Madrid është klubi i parë dhe më shumë i interesuar për argjentinasin, mbi të gjitha pas largimit të Griezmann. Me largimin e Icardit, Inter do të fokusohet me kohë të plotë ti dhuroj Contes, Edin Dzekon, preferenca e tij e parë, një sulmues që e ka dëshiruar që kur ishte pjesë e Chelsea.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: