Mauro Icardi ka qenë gjithmonë një ëndërr e shumë klubeve në Serinë A, me këto të fundit që janë përpjekur në Itali ish-kapitenin e Interit. Në këtë verë të merkatos, Roma mendon për Icardin, gjithashtu edhe Como e shikon si alternativë të mirë bomberin argjentinas.

Sot ai është nën kontratë me Galatasaray dhe në Turqi po trajtohet si një mbret, të paktën në aspektin ekonomik. Por në orët e fundit, klubet arabe po tentojnë të joshin futbollistin që të firmosë në Arabinë Saudite. Ndër klubet e interesuar është është Al Qadsiah, që pas sulmit të dështuar ndaj Moratas, ofroi një marrëveshje dyvjeçare me vlerë 18 milionë në sezon me opsion për një vit të tretë për Icardin.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: